Pas fitores, flet Bruna Mersini: Vlora do udhëhiqet nga përkushtimi, për jetesë më të mirë

Pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, kryetarja e re e Bashkisë Vlorë ka përcjellë mesazhin e saj të parë për qytetarët. 

Në një reagim publik ajo ka falënderuar Partinë Socialiste për mbështetjen, si dhe gjithë qytetarët vlonjatë që i besuan votën. Ajo ka theksuar se çdo hap dhe vendim në drejtimin e bashkisë do të udhëhiqet nga dashuria dhe përkushtimi për qytetin e Vlorës. 

“Faleminderit nga zemra, Vlorë 

Siç e thash edhe në orët e para të mëngjesit të kësaj dite, fitoren time ia dedikoj së pari Partisë Socialiste dhe padyshim, të gjithë njerëzve që më besuan dhe atyre me të cilët e për të cilët do punoj në këtë sfidë të rëndësishme! 

Të gjithë hapat që do të hedh dhe vendimet që do të marr, do të udhëhiqen  nga forca, dashuria dhe përkrahja që më dhuroi ky qytet, për ta bërë jetën e të gjithëve ne, më të mirë! 

Ju jam shumë mirënjohëse”, shkruan Mersini. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT