Partia Socialiste nuk dorëzon Cërrikun, Florenc Doka lë pas dy opozitarët

Në bashkinë e Cërrikut ka nisur numërimi i kutive të votimit.

Deri më tani nga 1 kuti e numëruar, rezultatin e kryeson Partia Socialiste me kandidatin Florenc Doka, i cili deri më tani numëron 70 vota pro.

Kandidati i Lëvizja Shqipëria Bëhet, Eligert Hima numëron vetëm 13 vota ndërsa 15 vota janë për kandidatin e pavarur Amarildo Hoxha.

Cërriku ka pasur një histori elektorale të larmishme, në vitet 2015–2019 bashkia drejtohej nga Altin Toska i LSI-së në koalicion me PS, ndërsa nga 2019 e deri më sot, Andis Salla ka mbajtur drejtimin nën siglën e socialistëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT