PAMJET VIRALE/ Të gjithë me sytë nga protesta e Sali Berishës, vetëm një “kërcimtar” i përgjigjet thirrjes së kreut të PD (VIDEO)

Persononi në pamjet e siguruara duket që është i vetëm në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në pritje të Sali Berishës i cili në orën 18:00 kishte paralajmëruar për protestë para zyrës së Edi Ramës. Vetë 10 minuta na ndajnë nga tubimi.
Pjesëmarrja masive qytetare mungon, gjithashtu edhe baza e PD-së nuk është e pranishme ndërsa në bulevard pritet të vijë vetëm Sali Berisha dhe deputetët demokratë.
Mbetet për tu parë si do të jetë pjesëmarrja në këtë protestë të thirrur, por gjasat janë të pakta që të befasohemi nga masiviteti.
Kreu i PD, Sali Berisha, 1 orë para protestës ka paralajmëruar se nuk do të dorëhiqen deri sa Edi Rama të largohet nga drejtimi i qeverisë.
Përtej kësaj, godinat e rëndësisë së veçantë si Kuvendi apo Kryeministria, janë blinduar, janë marrë masat e përhershme kur ka protestë.