Pamje të rënda nga Vlora, momenti kur 5 djemtë e plagosur në aksident mbërrijnë në spital (VIDEO)

Pamjet që shikoni janë nga momenti kur pesë të rinjtë e plagosur në aksidentin e Vlorës mbërrijnë në spital. Automjeti me të cilin udhëtonin pesë të rinjtë doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën ambulanca dhe zjarrfikësja që bënë të mundur nxjerrjen e të rinjve nga makina e bllokuar e më pas u nisën drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Gjendja shëndetësore e pesë djemve të rinj mësohet se është jashtë rrezikut për jetën ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.
Momenti kur të rinjtë e aksidentuar mbërrijnë në spital