Opozitarët morën 13 mijë vota në të 5-ta Bashkitë! Sali Berisha i lë “jetimë” dhe ndërmerr hapin e radhës për të rrëzuar Edi Ramën, pasardhësi i Tërmet Peçit mban të sigurt Tepelenën (E PLOTË-REZULTATET)

Zgjedhjet e pjesshme të 2025-ës u shoqëruan me një pjesëmarrje tepër të ulët dhe një rezultat të thellë humbjeje për opozitën, e cila nuk arriti të rikuperojë terren në asnjë prej pesë bashkive ku u votua.

Ajo që ra në sy ishte refuzimi masiv i qytetarëve për të dalë në votime, gjë e cila u lexua nga analistë të shumtë si një shenjë zhgënjimi ndaj të gjithë klasës politike, por sidomos ndaj opozitës e cila nuk arriti që të mobilizonte strukturat e saj. Për më tepër, gjatë gjithë fushatës, por edhe ditën e votimit, Partia Demokratike nuk bëri asnjë thirrje për mbështetje apo pjesëmarrje në votime, ndërsa edhe pas shpalljes së rezultateve demokratët kanë “mbyllur sytë dhe gojën”.

Vetëm një ditë pas humbjes, në selinë blu u lajmëruar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike e thirrur nga Gazment Bardhi, i cili një ditë më parë po ashtu kërkoi që deputetët e PD-së të bojkotojnë komisionet parlamentare.

Ky takim i tyre vjen pas një tjetër humbje, pasi ndonëse kandidatët nuk garuan nën logon blu, vetë ish-kryeministri Sali Berisha tha se ata do të mbështeten fuqimisht nga strukturat e partisë. Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të gjithë kandidatët e mbështetur nga opozita në pesë bashkitë, në total morën vetëm 13.464 vota, një shifër kjo e cila tregon qartë për një krizë të thellë dhe mungesë pesimizmi nga elektorati opozitar.

Rreth 334 mijë qytetarë me të drejtë vote u thirrën një ditë më parë për të zgjedhur kryabshkiakët e rinj pas vakancave të krijuara nga dorëheqjet apo emërimet e mëparshme të drejtuesve lokalë në poste të tjera. Në garë morën pjesë 13 kandidatë, ata të Partisë Socialiste dhe ata të pavarurit të mbështetur nga Partia Demokratike.

Por, teksa pritej një përfaqësi më e madhe, rezultati ishte zhgënjyes. Vetëm 18.51% e qytetarëve dolën në votime, duke e bërë këtë proces një nga më të zbehtët në historinë e zgjedhjeve lokale. Pjesëmarrja më e lartë u regjistrua në Mat me 39.23%, ndërsa më e ulëta në Vlorë me vetëm 12.59%.

Në Vlorë, një nga bashkitë më të mëdha të vendit, ku ishin hapur 231 qendra votimi për 171,895 zgjedhës, fituese doli kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini, me 15,672 vota. Kandidatët e pavarur të mbështetur nga opozita, Dionis Sota dhe Gjergji Nika, morën përkatësisht 2,333 dhe 1,975 vota. Procesi u zhvillua pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, i cili la detyrën në shtator.

Opozitarët morën 13 mijë vota në të 5-ta Bashkitë!

Rezultatet e zgjedhjeve

Në Berat, socialistët fituan sërish me Ervin Cecën që siguroi 13,050 vota, ndërsa kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, Pavlo Shkarpa, mori vetëm 2,607 vota. Kjo bashki kishte shkuar në zgjedhje pas zgjedhjes si deputet të kryebashkiakut Ervin Demo. Procesi u zhvillua në 116 qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja mbeti e ulët, me vetëm 13,492 qytetarë që votuan nga mbi 61 mijë të regjistruar.

Opozitarët morën 13 mijë vota në të 5-ta Bashkitë!

Rezultatet e zgjedhjeve

Në Cërrik, socialistët ruajtën kontrollin me një fitore të thellë të Florenc Dokës, i cili mori 6,201 vota kundrejt 1,888 votave të kandidatit të pavarur të mbështetur nga opozita, Amarildo Hoxha. Zgjedhjet u zhvilluan pas emërimit të ish-kryebashkiakut Andis Salla si Ministër i Bujqësisë, dhe pjesëmarrja arriti vetëm 26% të votuesve.

Opozitarët morën 13 mijë vota në të 5-ta Bashkitë!

Rezultatet e zgjedhjeve

Në Mat, ku u regjistrua edhe pjesëmarrja më e lartë, Altin Bojni i Partisë Socialiste fitoi me 7,425 vota. Kandidatët e pavarur të mbështetur nga opozita, Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha, morën përkatësisht 3,184 dhe 549 vota. Edhe pse zona ka pasur më parë rotacione politike, socialistët arritën ta mbajnë sërish bashkinë me një avantazh të ndjeshëm.

Opozitarët morën 13 mijë vota në të 5-ta Bashkitë!

Rezultatet e Zgjedhjeve

Në Tepelenë, bastion historik i së majtës, socialistët fituan lehtësisht me Gramos Sakon, i cili mori 3,261 vota kundrejt vetëm 928 votave të kandidatit opozitar Gabriel Guma. Tepelena është një bastion historik i socialistëve, e drejtuar nga Tërmet Peçi që prej vitit 2011, ndërsa e vetmja fitore e Partisë Demokratike në këtë bashki daton në vitin 2007 me kandidatin Sevo Miçi.

Opozitarët morën 13 mijë vota në të 5-ta Bashkitë!

Rezultatet e zgjedhjeve

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve treguan një dominim të plotë të Partisë Socialiste në të gjitha bashkitë në garë, duke konfirmuar edhe njëherë zbehjen e besimit dhe mungesën e ndikimit të opozitës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT