Opozita vazhdon ‘avazin’, bojkot komisioneve parlamentare! Deputetët ‘të detyruar’ t’i binden urdhrit të Gazment Bardhit (MESAZHI)

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë për ditën e nesërme çdo komision parlamentar. Kjo vendimmarrje vjen pas urdhrit të lëshuar nga kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë tek anëtarët e PD-së.

Sipas mesazhit tashmë të bërë publik, vendimi është marrë pas seancës së fundit parlamentare më 6 nëntor, ku dhe u miratua ligji i shumëdiskutuar, ai për Barazinë Gjinore.

Ky bojok është i përkohshëm, derisa Partia Demokratike të marrë një vendim përfundimtar për mënyrën e qasjes ndaj mazhorancës.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM:

1. Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!

2. Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në senacën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Ju falënderoj shumë! Shihemi nesër në mbledhje!

Kryetari

Gazment Bardhi”, thuhet në mesazh.

Një konflikt i madh që përfshiu dhe aktorë të diplomacisë ndërkombëtare, ky ishte dhe debati që dominoi seancën e 6 nëntorit. Deklaratat e bëra nga kryedemokrati Sali Berisha drejtuar ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato lidhur me bindjen e tij seksuale, sollën reagimin e komisioneres për zhvillim, Marta Kos, duke dënuar ashpër sulmet si dhe të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi falje në emër të kundërshtarit të tij politik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT