Në trupin e Gilmando Danit u gjetën 20 plumba, Muçi në koma te Trauma! DETAJE: Policia shqiptare kërkon ndihmën e spanjollëve, ç’po ndodh me hetimet

Të tjera detaje janë bërë me dije lidhur me ngjarjen e dy ditëve më parë në rrethrrotullimin e Rinasit ku krahu i djathtë i Emiljano Shulallazit, Gilmando Dani ra pre e një atentati.

Burime për mediat bëjnë me dije se autoritetet shqiptare do të kontaktojnë me homologët spanjollë për t’iu kërkuar informacione lidhur me lëvizjet e Danit dhe Muçi Shaljanit gjatë ditëve të fundit, pasi ashtu sikurse kemi bërë me dije dhe më herët prej datës 7 tetor deri më 11 tetor ata ndodheshin në tokën spanjolle.

Hetuesit kanë dyshime të forta se planifikimi dhe organizimi i atentatit ka nisur që nga Barcelona, atje ku qëndruan tre ditë Dani dhe Sheqeri. Gjithashtu, dyshohet se lëvizjet e 46-vjeçarit i cili mbeti i vdekur nga breshëria e plumbave pasditen e së martës, prej kohësh ndiqej nga autorët, madje edhe kur u nis drejt Spanjës më 7 nëntor.

Ndërkohë ekspertiza paraprake nga morgu i Tiranës ka nxjerrë se në trupin e Danit ka pasur 20 plumba. Sa i përket mikut të tij, Muçi Shaljanit, burime për Newsbomb.al konfirmojnë nga Spitali i Traumës se ai vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën dhe në koma si pasojë e dy plumbave të marrë në kokë.

Lidhur me këtë ngjarje Policia ka shoqëruar 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit. Ndërkohë janë marrë në pyetje persona me precedentë penalë, të cilët janë të dyshuar dhe të afërm të Gilmando Danit dhe agjentit të AMP-së, Muçi Shaljanit.

Që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë Krujë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT