“Na keni kthyer një mijë vite mbrapa, ça je ti?”, kush është bashkëkryetari që nervozoi Edi Ramën, video e kryeministrit në rrugët e Romës

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të enjte në Itali për të marrë pjesë në mbledhjen e parë ndërqeveritare mes Tiranës dhe Romës zyrtare. Kreu i qeverisë shqiptare është filmuar në rrugët e Romës teksa dyshohet se bisedonte në telefon me një prej “të vetëve”.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme Rama shfaqet mjaft i nervozuar teksa i kërkon “llogari” një prej bashkëkryetarëve, emri i të cilit ende nuk dihet.
“Lere grupin, po ti ti, po flas me ty. A je ti bashkëkryetar, apo ça je? Çfarë bën ti ? Për çfarë je bërë bashkëkryetar, të krijosh pengesa? Për çfarë je bërë bashkëkryetar, na keni kthyer 1 mijë vite mbrapa”, dëgjohet të thotë Rama.
Lidhur me këtë video nuk ka një reagim zyrtar, teksa pamjet po shpërndahen gjerësisht në rrjetet sociale duke ngjallur debat dhe pikëpyetje se me cilin nga dy bashkëkryetarët po bisedonte kreu i qeverisë, me atë të “Territoriales”, Arbjan Maznikun apo me atë të “Zgjedhores”, Damian Gjiknurin. Apo, mos vallë me asnjërin prej tyre?!