Mitrovica e Veriut “refuzon” Albin Kurtin, simpatizantët e prisnin kryeministrin në lokal, pronari i nxjerr të gjithë jashtë

Në Kosovë ditën e sotme është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve vendore për të 18 bashkitë që përfunduan në përballje me balotazh, pasi nuk arritën të siguronin më shumë së 50% të votave.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ditën e sotme kishte organizuar një vizitë në Mitrovicën e Veriut dhe se një ndalesë në një prej lokaleve të zonës së bashku me simpatizantët, ishte parashikuar në agjendë. Në një prej bar-eve të lagjes Tavnik ishin mbledhur simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje mes të cilave është zhvilluar një garë e fortë për këtë komunë.

Pronari i lokalit ka vendosur ti vërë kyçin derës së lokalit dhe të nxjerrë jashtë të gjithë të pranishmit duke mos pranuar as ardhjen e Albin Kurtit. Për mediat vendase, ai sqaroi ngjarjen duke thënë se mes të simpatizantëve kishte tensione dhe se e mori këtë vendim për të shmangur një përshkallëzim të mundshëm të situatës.

Asnjë palë nuk ka kërkuar që të lirohet hapësira, por e pash që gjendja po dilte nga kontrolli, për mos me e u bë diçka më e madhe. Unë e mora vesh nga punëtorët e mi, më thanë që po vjen Albin Kurti. Por e pash që po eskalon situata, dhe për këtë arsye mbylla lokalin”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT