“Mesazh për të”, Klodiana Lala: Makina e atentatorëve të Rinasit u dogj në fshatin e Emiljano Shullazit

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar mbrëmjen e sotme, se diegia e automjetetit që lëvizën autorët e atentatit të Rinasit ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, në fshatin Halil është bërë për të dhënë mesazh.
Sipas saj, në këtë fshat ka linduar Emiljano Shullazi.
Lala tha që kjo ngjarje do të zbardhet nëse Shullazi do të flasë.
“Në sektorin e Shullazit ka vajtur Aldo Avdyli, kanë qenë armiq të betuar. Ata deklaruan para autoriteteve nuk kemi asnjë problem. Nuk them dot është ky apo ai grup. Shullazi ka përplasje shumë të forta.
Di me siguri, Enver Stafuka është rrëfyer para se të zhduket, ma ka pohuar i vëllai. Është rrëfyer nën kërcenim dhe dhunë, çka do të thotë që Shullazi edhe për informacionin që kishte dhe kaseta që zotëron, është parë si person shumë i rrezikshëm nga kundërshtarët.
Duhet parë cili grup ka patur interes. Gilmando Dani kishte një vit që ishte i lirë, pse pikërisht tani?
E shoh edhe si ngjarje me mesazh. Automjeti është djegur në fshatin ku ka lindur Emiljano Shullazi. Mund të digjej kudo tjetër, në Bubq apo vend tjetër, dhe është djegur në vendin ku ka lindur Emiljano Shullazi. Ndaj e shoh si një çështje mesazhi dhe mendoj se çelësi i kësaj historie është vetë Emiljano Shullazi. Nëse do të zbardhet kjo, mund të flasë, ai ka informacion pasi e ka informuar vetë përmes të besuarve Gilmando Danin, për rrezikun që i kanosej“, tha Lala.