“Mashtrimi më i madh ndonjëherë”, liderët botërorë “i vërsulen” Trump pas deklaratave për ngrohjen globale: Gënjeshtar je kundër njerëzimit

Presidenti Trump u sulmua këtë të enjte, teksa liderët botërorë u rreshtuan për të kritikuar qëndrimin e tij mbi ndryshimet klimatike përpara samitit global COP30.

Udhëheqësi amerikan, i cili mungoi në tubimin në qytetin amazonian të Belemit, u quajt gënjeshtar për shkak të refuzimit të tij të shkencës klimatike dhe për qëndrimin “kundër njerëzimit” për anulimin e politikave kryesore klimatike.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, pranoi rënien e konsensusit politik mbi këtë çështje. Ai tha se ndryshimi i klimës dikur ishte një çështje uniteti, por “megjithatë, sot, për fat të keq, ky konsensus është zhdukur”.

Gjatë dy javëve të ardhshme, vendet do të përpiqen të negociojnë një marrëveshje të re mbi ndryshimet klimatike, me një fokus të veçantë në kanalizimin e më shumë parave për mbrojtjen e pyjeve.

Shumë udhëheqës nga kombet më të mëdha të botës – India, Rusia, SHBA-ja dhe Kina  mungojnë në samitin e këtij viti. Edhe pse Presidenti Trump nuk po merr pjesë në këtë takim në Belém, pikëpamjet e tij mbi ndryshimet klimatike janë sigurisht në mendjet e shumë prej udhëheqësve të tjerë të pranishëm.

Kujtojmë se duke folur në OKB në shtator, presidenti amerikan tha se ndryshimi i klimës ishte “mashtrimi më i madh i kryer ndonjëherë ndaj botës”.

Pa e përmendur emrin e udhëheqësit të SHBA-së, Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva i Brazilit dha një mendim mbi deklaratën e Trump ku paralajmëroi për “forcat ekstremiste që fabrikojnë lajme të rreme dhe po dënojnë brezat e ardhshëm me jetën në një planet të ndryshuar përgjithmonë nga ngrohja globale”.

Udhëheqësit e Kilit dhe Kolumbisë shkuan më tej, duke e quajtur presidentin e SHBA-së gënjeshtar dhe duke u kërkuar vendeve të tjera të injorojnë përpjekjet e SHBA-së për t’u larguar nga veprimet për klimën.

Por, megjithëse kritikat ndaj Trump u pritën mirë nga audienca, arritja e një marrëveshjeje mbi hapat e rinj për të trajtuar ngrohjen globale po rezulton shumë më e vështirë, raporton BBC.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT