“Luftar Hysa pronar i kazinosë në Tiranë me Dritan Rexhepin”, qytetari digjital tallet keq me Sali Berishën: Anonim me një foto timen të lutem (FOTO)

I ashtuquajturi qytetari digjital i cili denoncon shpesh tek Sali Berisha, duket se këtë herë është tallur keq me këtë të fundit.

Kryedemokrati Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale, ka publikuar këtë denoncim i cili thotë se Luftar Hysa, pastruesi i parave të Sinaloas, është pronar i një kazinoje në Tiranë së bashku me narkotrafikantin Dritan Rexhepi.

Por mesa duket, kryedemokrati Berisha nuk e ka lexuar mirë këtë denoncim, pasi në fund të tekstit, qytetari digjital thotë: “të lutem anonim, hidhe me një foto timen”.

Por pas disa minutash kur ky lajm qarkulloi në media, Sali Berisha e rregulloi tekstin e tij në rrjete sociale duke hequr pjesën ku qytetari i thekson ta publikojë me një foto të tij.

Postimi i Berishës

Queens Casino me pronar Luftar Hysën dhe Dritan Rexhepin!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Doktor një informacion i sigurt që kam nga miqtë e mi Queens Casino në pronësi të Luftar Hysës është bashkaksioner dhe Narkotrafikanti Dritan Rexhepi ju lutem anonim hidhe me një foto timen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT