“Kujdes me foltoren, nevojtore”, Ervin Salianji i “përvishet” Ylli Rakipit: S’jam nxënës që t’më shpjegojë Sali Berisha

Ish-deputeti Ervin Salianji ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Të Paekspozuarit” ku foli për protestën e sotme të opozitës ndërsa theksoi se duhej revoltë dhe organizim.
Gjatë bisedës në studio, moderatori Ylli Rakipi e pyeti Salianjin se si ua ka shpjeguar Sali Berisha nisjen e këtyre protestave ndërsa ky i fundit theksoi se nuk është nxënës që dikush duhet t’i shpjegojë.
Sakaq, Ervin Salianji rikthesoi se sot duhet të kishte revoltore dhe jo foltore ndërsa Ylli Rakipi nënvizoi se të bëjë kujdes: “se refoltore, nevojtore”.
Ylli Rakipi: Opozita ka nisur një cikël protestash. Zoti Salianji, cili është qëllimi i këtyre protestave? Si ua ka shpjeguar Berisha nisjen e këtyre protestave ju aty brenda? Se kuptohet që këto i ka caktuar doktori.
Ervin Salianji: Unë nuk jam nxënës të më shpjegojë njeri. Padiskutim që protesta është e vonuar, u nis sot, ishte një platformë parlamentare qytetare, për t’i dhënë mundësinë edhe qytetarëve të flasin para Kryeministrisë. Ka shumë arsye për të protestuar. Që nga maji, mendoj se duhej protestuar për zgjedhjet e vjedhura të 11 majit, arsyeja tjetër, gjendja ekonomike, kapja e sistemit politik, të gjithë arsyet e tjera, kalimi i ligjit për barazinë gjinore, por themeli është që u kap qeveria dhe Edi Rama në vjedhje 50 mln euro, në këtë kuptim, dita e sotme duhet të ishte ditë revolte. Duhet të ishte protestë revolte të ashpër dhe të organizuar, aeroporti i Vlorës, miliarda euro, Luftar Hysa i sanksionuar nga SHBA, biznesmen që pastron…
Ylli Rakipi: Çfarë do të quani sukses me këto protesta? Çfarë duhet arritur për të thënë që është sukses dhe nuk dështoi edhe kjo përpjekje?
Ervin Salianji: Largimi i qeverisë ky është qëllimi dhe zgjedhjet e lira. Protesta është instrument, nëse më pyet cili është suksesi, të paktën nisi protesta, pra ka një akt, një reagim, për të gjithë këto që thashë. Të gjithë këto elemente, janë të rënda.
Ylli Rakipi: Aty 85% e kishit për tre gjinitë, me parrulla, jo nga gjithë këto që the ti, që janë akte të vërteta, që janë tmerr i madh.
Ervin Salianji: Ne sot duhet të kishim revoltore!
Ylli Rakipi: Kujdes se revoltore, nevojtore…
Ervin Salianji: Duhet të kishim revoltë.