Kthimi nga Spanja që i mori jetën në Rinas, Gilmando Dani udhëtoi në Barcelonë për dasmën: Detaje me të fejuarën arkitekte

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e Gilmando Danit, i cili mbeti i ekzekutuar në Rinas dy ditë më parë, pas një atentati.
Raportohet se policia shqiptare do t’i drejtohet autoriteteve spanjolle, për të gjetur indicie në lidhje me atentatin që i mori jetën menjëherë.
Sipas Top Channel, policia shqqiptare do të kërkojë inforamcion në lidhje me aktivitetin që Gilmando Dani dhe miku i tij, Muçi Shaljani (agjent i AMP-së), ushtrojnë në Spanjë. Raportohet se Dani kishte udhëtruar disa herë nga burgu, nga momenti që është liruar.
Ndërsa gazetarja Anila Hoxha, zbuloi në Top News, se Dani ishte fejuar me një arkitekte e cila jetonte në Spanjë dhe po planifikonte dasmën.
“Ai kryesisht jetonte në Shqipëri, pavarësisht udhëtimeve të shumta që ka patur. Pavarësisht të kaluarës së tij me precedentë, nuk kishte masa të rritura apo të shtuara për të garantuar jetën e tij.
Këto janë të dhëna që po mblidhen nga grupi hetues. Shkaku i udhëtimit është për të përgatitur dasmën. Ishte fejuar me një arkitekte dhe po përgatiste dasmën për të ndërtuar një jetë të re”, tha gazetarja Hoxha.