Kryemadhi, ‘konsiderata’ për Ballukun: Është bobe, nuk e rruan fare. I thotë Ramës “pallosh”, te Llogaraja e ka në dorë

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar me mënyrën e saj çështjen hetimore ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është marrë e pandehur nga SPAK nën akuzën për “shkelje të barazisë në tendera” lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Sipas Kryemadhit, në mesazhet e zbardhura mes Ballukut dhe vartësit të saj, Evis Berberi, zv.kryeministrja është treguar “bobe” dhe se “nuk e rruan për asnjë”.
“E ka namin. Është garipe dhe është bobe. Me mesazhet që shkruante, është… nuk e rruan fare për asnjë, atij tjetrit i thotë pallosh i gjatë dhe e ka në dorë.
E ka ndryshuar tenderin se ka zbatuar urdhin e “palloshit të gjatë”. Ndërhyrje që mund të jetë nga Erdogani që ja ka kërkuar Edi Ramës”, tha Kryemadhi.