Kreu i Komunitetit Mysliman të Shkodrës “sulmon” drejtorin e policisë: Rrugaç me pushtet, aktiviteti ynë nuk do ndalet për tekat e kapriçot e të shthururve

Kreu i Komunitetit Mysliman në Shkodër, imam Muhamed Sytari ka reaguar për herë të parë lidhur me ndërhyrjen e policisë për heqjen e tabelës me shkrimin e shenjtë në oborrin e xhamisë, “Ebi Beker”.
“Ne e kemi për borxh që lagjes më të vjetër myslimane të Shkodrës t’i ndërtojmë një xhami dinjitoze, për historikun dhe personazhet e saj. E kemi për borxh që, së bashku me autoritetet, të këmbëngulim fort për të mos u mbytur në një lugë të vogël uji, në të cilën, çuditërisht, mund të mbytemi të gjithë së bashku”, është shprehur imami
Ai e ka etiketuar drejtorin e policisë së shkodrës si një “rrugaç me pushtet”, dhe është shprehur se komuniteti mysliman i ka vendosur pikat mbi i gjitmonë ku dhe si duhet, dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe me ngjarjen në fjalë.
“Kemi vendosur “pikat mbi i” kur, ku dhe si duhet, kështu kemi bërë edhe me ngjarjen e fundit që na ka ndodhë në oborrin e xhamisë “Ebu Beker”, ku një rrugaç me pushtet në një mënyre të pabesë dhe në një orë krejt të papritur hyn edhe prek ku nuk duhet të prekë”, ka thënë ai.
Më tej ka dhënë “premtimin” se ajo tabelë do të shumëfishohet dhe se aktiviteti i tyre nuk ka për tu ndalur për “kapriçon dhe tekat proviniciale” të atyre që janë shthurur dhe devijuar sipas tij.
“Gjithësesi ajo tabelë do të shumëfishohet dhe do të shumëzohet me dhjetra e dhjetra të tjera, dhe jeta dhe aktiviteti jonë nuk mund të ndalet për kapriçon dhe tekat provinciale të askujt që është shthururr dhe ka devijuar…”
Kjo deklaratë vjen pas zbutjes së tensioneve të pak ditëve më parë mes Bashkisë dhe Myftinisë së Shkodrës, si dhe pas lejimit nga ana e Myftinisë për rifillimin e investimit të Bashkisë së Shkodrës në sheshin pranë xhamisë së Parrucës.