Khaby Lame së shpejti në Shqipëri, fenomeni i rrjeteve sociale merr ftesën nga ministri për të zbuluar bukuritë e vendit tonë

Khaby Lame së shpejti në Shqipëri! Ka qenë ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja ai i cili gjatë vizitës zyrtare në Riad, Arabinë Saudite, ka zhvilluar një takim me fenomenin botëror të rrjeteve sociale. Influencieri me mbi 200 milionë ndjekës dhe ambasador social i UN Tourism është ndër figurat më të njohura e më me ndikim në botë.

Ministri ka bërë me dije se gjatë bashkëbisedimit, u diskutua mbi mundësitë e promovimit të Shqipërisë përmes rrjeteve sociale dhe fuqisë së komunikimit digjital. Ai e Khaby Lame të vizitojë shumë shpejt Shqipërinë, për të zbuluar nga afër bukuritë natyrore, kulturore dhe mikpritjen e vendit tonë, me qëllim që t’i ndajë ato me publikun e tij të gjerë në mbarë botën.

“Me Khaby Lame, Influencer me mbi 200 milionë ndjekësa dhe tashmë UN Tourism Social Ambassador, një nga profilet më të ndjekura në botë.

E ftuam që shumë shpejt të vijë në Shqipëri, për të zbuluar bukuritë e vendit tonë dhe për t’i ndarë me miliona ndjekësit e tij nga e gjithë bota”, shkruan Gonxhja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT