Kandidati i Albin Kurtit nuk ia del! Exit Poll-et nxjerrin fitues Përparim Ramën, “shpërthen” festa në selinë e LDK-së në Prishtinë (VIDEO)

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, i cili u zhvillua sot në 18 komuna të vendit. Sipas exit poll-eve të para, kryeqyteti i Kosovës nuk i ka shkuar Lëvizjes Vetëvendosje, pasi kandidati Përparim Rama duket se siguron mandatin e dytë si kryetar i Prishtinës.

Sipas Exit-polleve mësohet se Rama ka marrë 53.62% të votave, ndërsa Hejrulla Çeko nga VV mbetet në vendin e dytë me 46.38%.

Pak pas përfundimit të procesit të votimit dhe daljes së exit-polleve, Rama dhe mbështetësit e tij kanë nisur festën në selinë e LDK-së në Prishtinë.

Procesi i votimit, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka kaluar kryesisht i qetë dhe pa incidente të mëdha. Gjatë ditës janë raportuar vetëm disa vonesa të vogla në hapjen e qendrave të votimit në disa zona, si dhe raste sporadike të fotografimit të fletëvotimeve, por pa ndikuar në zhvillimin e procesit.

Mbyllja e qendrave të votimit shënon fillimin e pritjes për rezultatet zyrtare, të cilat pritet të publikohen nga KQZ gjatë orëve në vijim.

Procesi zgjedhor në 18 komunat e Kosovës u mbyllu zyrtarisht në orën 19:00. Raundi i parë i zhvilluar më 12 tetor, dërgoi në balotazh 18 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë e Kllokot, ndërsa të drejtën e votës e kanë pasur mbi 1 milionë 316 mijë qytetarë.

Komunat                    Kandidatët

Prishtinë                    Përparim Rama LDK – Harullah Çeku LVV

Prizren                        Shaqir totaj PDK – Artan Arashi LVV

Pejë                            Gazmend Munaxheri LDK – Taulant Kelmendi LVV

Junik                            Ruzhdi Shehu LDK – Agro Kuçi AAK

Dragash                       Bexhet Xheladini LDK – Shaban Shabani PDK

Kaçanik                       Sabedin Vishi PDK – Jeton Raka LVV

Fushë Kosovë           Valon Prereza LVV – Besnik Osmani LDK

Mitrovicë                    Arian Tahiri PDK – Faton Peci LVV

Rahovec                      Smajl Latifi AAK – Ali Dule LVV

Suharekë                    Bali Muharremaj AAK – Ardian Shala LDK

Gjilan                           Alban Hyseni LVV – Arbër Ismajli LDK

Vushtrri                       Ferit Idrizi PDK – Sylejman Meholli LVV

Obiliq                          Xhafer Gashi LDK – Halil Thaçi LVV

Klinë                          Zenun Elezaj AAK – Sokol Bashota PDK

Kllokot                       Bozhidar Dejanoviq Lista Serbe – Sreqko Spasiqi Uniteti Kombëtar Serb

Back to top button
LAJMET E FUNDIT