Ish-drejtuesja e BKH padi në gjykatë për vendin e punës në Policinë e Shtetit: Pezulloni konkursin (KËRKESA)

Aida Hajnaj, ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka paditur në Gjykatën Administrative procesin e garës për drejtorë departamentesh në Policinë e Shtetit.

Aida Hajnaj kërkon që të rikthehen në strukturat e Policisë së Shtetit si zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme, ose shefe departamenti, por çdo drejtues që synon të marrë një pozicion të tillë duhet të futet në garë në mënyrë që të marrë detyrën. Kjo vjen si pasojë e ndryshimeve në ligj.

Në muajin tetor të këtij viti u hap gara për “Drejtor Departamenti në Policinë e Shtetit” ndërsa faza e aplikimeve do të qëndrojë e hapur deri në datën 11 nëntor të këtij viti.

Pavarësisht kësaj, Aida Hajnaj nuk mori pjesë në garë por kërkoi që konkursi të pezullohet deri në momentin që do të shprehet Gjykata Administrative.

Seanca për këtë çështje pritet të mbahet më datë 11 Nëntor në Gjykatën Kushtetuese, afat ky ku parashikohet të mbyllet edhe faza e aplikimit për konkursin në polici për “Drejtor Departamenti”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT