Ilirjana Nano zgjidhet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ. Ja përbërja e anëtarëve

Kuvendi zgjodhi sot kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

Konkretisht, Ilirjana Nano u rizgjodh kryetare e Komisionit Rregullator të KQZ-së ,me 116 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër. 

Arben Ristani u zgjodh anëtar i Komisionit Rregullator të KQZ-së me 111 vota pro, 2 abstenim dhe 7 kundër. 

Dritan Çaka u rizgjodh anëtar i Komisionit Rregullator të KQZ-së, me 116 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër. 

Bledar Skënderi u zgjodh si anëtar i Komisionit Rregullator të KQZ-së me 113 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër. 

Helga Vukaj, u rizgjodh anëtare e Komisionit Rregullator të KQZ-së me 112 vota pro, 3 abstenim dhe 6 kundër. 

Komisioni Rregullator (Rregullatori) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet. 

Rregullatori ndër të tjera ka kompetencë të miratojë rregulla të detajuara për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, rregullat dhe udhëzimet për njehsimin dhe përmirësimin e praktikave zgjedhore, si dhe për veprimtarinë e institucioneve publike në shërbim të zgjedhjeve. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT