“Ika nga politika se isha më i shkurtër?”, Ben Blushi shigjeton analistët e studiove: Paguhen nga ministrat, u largova se tregova plagët e shoqërisë

Ben Blushi ka thumbuar ashpër analistët që shfaqen çdo ditë nëpër studio televizive për të komentuar zhvillimet politike në vend. I ftuar në “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, ish-drejtori i përgjithshëm i Top Channel foli edhe për arsyet që e çuan të largohej nga politika.

Blushi tha se largimi i tij erdhi si pasojë e përpjekjes për të folur hapur për “plagët” e shoqërisë shqiptare, të cilat, sipas tij, ende sot nuk janë shëruar. Ai nuk kurseu ironinë ndaj figurës së analistit në media:

Çfarë janë analistët? Ata që bëjnë xhiro nëpër ekrane dhe paguhen nga ministrat? Unë nuk jam një nga ata. Mund ta bëja shumë kollaj këtë punë”.

Duke shtuar se presioni dhe kostot e të thënit të vërtetës kanë qenë arsyeja kryesore e largimit të tij nga skena politike, Blushi u shpreh:

Trupi i shoqërisë sonë ka shumë sëmundje. Kur isha në politikë kam folur për to dhe për këtë arsye kam ikur. Pse mendon ti se u largova? Se isha i shkurtër? Apo i gjatë? Apo më budalla se ata që ishin aty? Jo. U largova sepse kam folur për këto gjëra. Shoqëria jonë ka shumë plagë, dhe unë kam paguar shumë kosto për këtë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT