I thirrur në SPAK për 21 Janarin, Berisha njofton ‘foltore 2’: Hapim Kuvendin para Kryeministrisë

Në një kohë që SPAK e ka thirrur për çështjen e “21 Janarit”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nisjen e “Foltores 2” dhe një tur takimesh në bazë me demokratët. 

Berisha tha se do të hapin në Kuvend para kryeministrisë, ku deputetë e qytetarë do të mbajnë fjalimet e tyre. Kjo ‘foltore’ vjen pasi sipas Berishës, mazhoranca nuk e lejon opozitën që të debatojë në Kuvend. 

“Hapim një foltore aty, një parlament. Në 10 seanca opozita i është lejuar të debatojë vetëm një seancë, si kurrë-kurrë në ndonjë vend para këtij bllokimi hapim foltoren parlamentaro qytetare para kryeministrisë, njëherë në javë, ku deputetë dhe qytetarë do thënë zërin e tyre”, tha Berisha. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT