Gjyqtari i “21 Janarit”: Ngjarja e filmuar, hetimet s’janë ndërprerë asnjëherë! A veproi Garda e Republikës sipas rregullave?

Gjyqtari Shkëlqim Mustafa i cili ka shqyrtuar masat e sigurisë për vrasjet e 21 Janarit 2011 ku humbën jetën katër protestues në bulevard, në një intervistë për Euronews Albania ka deklaruar se hetimet nuk janë ndërprerë në asnjë moment.

Gjyqtari deklaroi se kjo çështje është zgjeruar gjatë viteve pasi nuk mund të trajtohej me një procedim të vetëm ndërsa theksoi se ngjarja ishte filmuar nga kamerat, duke përfshirë edhe mënyrën e komandimit të Gardës së Republikës.

“Unë e njoh me detaje sepse kam qenë gjyqtar i masave të sigurimit. E rëndësishme është se një person i thirrur çfarë të dhëne do japë para organeve të hetimit?

21 janari ishte një çështje e rëndë dhe donte përgjegjshmëri, por duke parë zhvillimet politike të kohës, kisha fatin të isha gjyqtar i ri në Tiranë dhe mu dha mundësia. Vetë të dhënat ishin teknike, hetimi ka të bëjë me një moment që është i filmuar nga kamerat. Që nga mënyra e komandimit të gardës, të tëra janë hetuar nga Prokuroria.

Hetimi u bë teknik por jo plotësisht. Në ligjin e kohës, Garda e Republikës kishte një detyrë, të ruante personalitetet dhe objektet e rëndësisë së veçantë. Kryeministria kishte një organizim të tillë lidhur me Gardën.

Dhe i gjithë hetimi duhej të përqëndrohej te mënyra e zbatimit të rregullores në përdorimin e armëve. Përdorimi i armëve në ajër në një periudhë të caktuar në zhvillimet e asaj dite, ka qenë mëse i ligjshëm, në ajër. Kishte të dhëna teknike për të cilat duhej bërë një hetim i hollësishëm”, tha Shkëlqim Mustafa.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT