GJKKO dënon me rreth 38 vite burg 5 të pandehur të dosjes ‘Plumbi i Artë’, mes tyre dhe ish-kreu i Operacionales!

GJKKO jep vendimin për “krimet e lehta” te dosjes METAMORFOZA pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar SKY ECC.
Procesi me gjykim të shkurtuar, të pandehurit përfitojnë uljen e 1/3 se dënimit.
Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredini dhe Irena Gjoka qëndroi 4 orë në dhomë këshillimi.
Pëllumb Gjoka- vendimi do jepet më datë 2 dhjetor pasi nuk kanë bërë mbrojtjen avokatët e tij
Edmond Preka- 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 7 vite, burg i sigurisë së lartë
Behar Brajovic (Bajri)- 13 vite burg me gjykim të shkurtuar zbret në 8.8 vite, burg i sigurisë së lartë
Astmer Bilali- 8 vite e 6 muaj, 5.8 vite me gjykim te shkurtuar, burg i sigurisë së lartë
Ardit Hasanbegaj- vendimi do të jepet më 2 dhjetor pasi nuk ka bërë mbrojtjen avokati
Xhevair Lita- 5 vite burgim, me gjykim të shkurtuar zbret në 3.4 vite, shuarje të masës arrest ne burg, lirimi menjëhershëm për shkak se e ka shlyer dënimin
Oltian Bistri- ish-kreu i Operacionales, shpallet i pafajshëm për korrupsion , fajtor për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete, i pafajshëm për pastrim parash nuk ka fakte e prova, dënohet 2 vite, shuarje mase për Oltian Bistrin lirim i menjëhershëm.