Gazetari zë “ngushtë” ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro për projektligjin e barazisë gjinore: Lexoje, pastaj bëj pyetje

Gazetari Xhensil Shkëmbi, i ka drejtuar një pyetje Ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, në lidhje me projektligjin e sapo miratuar të barazisë gjinore.

Ku i kërkon një koment mbi faktin se një nga besimet fetare më të mëdha në vend si edhe qendresa qytetare e kanë kundërshtuar këtë ligj, po ashtu i kujton që vet ambasadorja franceze është shprehur se nuk ka një direktivë nga ana e Bashkimit Europian për këtë ligj. Por ministrja ka dhënë një shpjegim “të hollësishëm” mbi mënyrën se si funksionon miratimi i ligjeve, dhe se çdo gjë që bëhët është në përputhje me direktivat e integrimit në BE, por nuk i përgjigjet aspak pyetjes së bërë.

“Ju duhet të dini që çdo iciativë që ne bëjmë, sidomos iniciativat ligjore, kanë një detyrim ligjor që është gjithashtu edhe një bindje politike që ne kemi, të jemi në të njejtën linjë me direktivat europiane që rregullojnë jetën demokratike në vendet tona, qoftë në BE qoftë në Shqipëri”, është shprehur ajo, duke i “sugjeruar” gazetarit të lexojë ligjin.

Në një moment të dytë, ky i fundit i përgjigjet se e ka lexuar ligjin dhe i bën pyetjen e rradhës, në lidhje me futjen ose jo të  axhendës së komunitetit LGBT në shkolla.

Përsëri ministrja zgjedh të mos përgjigjet dhe shpjegon procesin e miratimit të teksteve shkollore por nuk jep asnjë koment me përfshirjen ose jo të kësaj axhende në shkolla, duke vazhdur dhe folur  se ka aktorë që e kanë shtrembëruar ligjin dhe kanë bërë dezinformim.

Gazetari: Një nga besimet fetare më të mëdha në vend e ka kundërshtuar atë ligj, nga ana tjetër ka patur një qëndresë qytetare, ndërkohë nga ana tjetër vet ambasadorja e pranishme franceze ditën e djeshme është shprehur se nuk ka  ka patur një direktivë nga ana e bashkimt europian ashtu siç pretenduat, komenti juaj:?

Ministrja: Atëherë, në kontekstin e projektit në të cilin jemi sot, pra për të ndërtuar një shkollë europiane, që bazohet mbi vlerat më të mira të traditës së arsimit shqiptar, të kulturës shqiptare, mbi vlerat më të rëndësishme të kulturës europiane, në të cilën shqipëria integrohet.  Të gjitha projektet që qeveria bën, të gjitha projektet që aktorët e shtetit shqiptar por dhe të shoqërisë civile apo të grupeve të tjera të interesit përfshiihen në të njëjtën rrugë atë të integrimit evropian.

Ju duhet të dini që çdo iciativë që ne bëjmë, sidomos iniciativat ligjore, kanë një detyrim ligjor që është gjithashtu edhe një bindje politike që ne kemi, të jemi në të njejtën linjë me direktivat europiane që rregullojnë jetën demokratike në vendet tona, qoftë në BE qoftë në Shqipëri, që pergatitet e njëjta gjë , ka ndodhur edhe me ligjin në fjalë, i cili gjiithashtu ka qënë objekt i të gjitha diskutimeve, konsultimeve dhe unë do të kisha një sugjerim edhe për ju personalisht përpara se të bëni pyetjet të merni ta lexoni vetë tekstin e ligjit dhe kështu do të kuptoni më mirë cila është pjesa e dezinformiit që bëhet dhe cila është pjesa e realitetit ligjor dhe ndoshta këtu është roli shumë i rëndësishëm i mediave për të komunikuar, komunikuar! komunikuar! sepse  shpeshherë dëgjojmë diçka dhe nuk i shkojmë deri në fund për të shpjeguar se si është e vërteta dhe se si është i shkruajtur një tekst ligjor.

Gazetari: Në cilësinë e ministres së arsimit, ka patur një frikë nga ana e besimeve fetare dhe po ashtu nga qëndresa qytetare …

Ministrja: Unë sapo ju përgjigja pyetjes, ju sugjeroj…

Gazetari: Unë e kam lexuar ligjin

Ministrja: Shumë bukur

Gazetari:Vetëm për këtë po ju pyes diçka, në cilësinë e ministres së arsimit a dilni garant që nuk do të përfshihen në literaturën e shkollave për fëmijët, subjekte nga ana e komunitetit LGBT?

Ministrja: Ju lutem shumë, merreni lexojeni ligjin e para, e dyta të gjitha programet shkollore i kemi të botuara, ato kalojnë në një process shumë të gjatë, diskutimi pergatitjesh dhe trajnimesh pra kualifikimesh nga mësuesët, prandaj është shumë e rëndësishme që ne të kounikojmë mesazhin e duhur, prindërve, klasave mësuesve përpara se sa të hedhim shashka siç janë përpjekur aktojrë të ndryshëm të hedhin dhe më vjen shumë keq sepse shpeshherë dezinformii falë edhe komunimit të teknologjisë, zë ndonjëherë më shumë vend se sa e vërteta. E vërteta është që: çdo gjë që ne bëjmë, shkruhet miratohet kalon në filtra shumë të të rëndësishëm, një të konsultimit publik, dy të përputhjes më direktivat europiane, ku bën pjesë edhe ky ligj që është miratuar dhe në të cilin gjithçka është thënë janë të pavërteta në dezinformimin e madh publik për çka më vjen shumë keq po prandaj jemi këtu që të komunikojmë dhe të sqarojmë çdo element .

Back to top button
LAJMET E FUNDIT