Gaz Paja me “shokë”, kush sabotoi Edi Ramën dhe u bë “palë” me Kushtetuesen

Gjykata Kushtetuese me vendimin e sotëm i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt, i cili u shkarkua pak kohë më parë nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Me urdhër të Edi Ramës, Këshilli Bashkiak nisi menjëherë procedurat pak kohë më parë për shkarkimin e Veliajt, por në atë mbledhje, nuk morën pjesë këshilltari socialist Gazment Paja dhe Joleza Koka, ndërsa dy socialistë të tjerë, Aldo Merkoçi dhe Alfred Muharremi u larguan nga mbledhja në momentin e votimit.

Dukshëm, Edi Rama u sabotua nga të katërt. Pra, mesa duket nuk ishin dakord që Erion Veliaj të shkarkohej. Duke bërë llogaritë me vendimin që u dha sot, këshilltarët socialistë janë “palë” me Gjykatën Kushtetuese, dhe jo pas kreut të qeverisë.

Kushtetuesja vendosi ditën e sotme që Erion Veliaj të vazhdojë të qëndrojë në krye të detyrës si kryebashkiak i Tiranës. Një votim i ndarë 5 me 3, duke rrëzuar kështu vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij.

Rrjedhimisht, anulohet edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj dhe kryeqyteti nuk shkon në zgjedhje ashtu siç ishte parashikuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT