FOTOLAJM/ Kryebashkiaku i ri i New York Zohran Mamdan “kapet” duke bërë shqiponjën

Fotografi shqiptar nga Kosova, Erzen Gashi ka publikluar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet Zohran Mamdan, kryetari i ri i Bashkisë së New York-ut, duke bërë simbolin e shqiponjës.
Gjatë një interviste për Top Channel, fotografi Erzen Gashi ka zbuluar se fotoja është shkrepur gjatë fushatës elektorale, ku Mamdan ka pasur një takim me komunitetin shqiptar në New York.
“Ka shokë shqiptarë, e ka parë që bëjnë shqiponjën ashtu edhe djali që është në foto me të i ka thënë a po e bëjmë shqiponjën për një foto? Edhe ashtu e ka lëshuar vetë.
Fotot e Mandamit që i kam bërë falë një shokut Dritan Fida që më thirri për një event me shqiptarët edhe i njeh se jemi shumë shqiptarë këtu, e donte të dinte më shumë. Duket i vërtetë si në video dhe foto, është njeri i mirë dhe i ëmbël… kollaj mund të flasësh me të, të bësh shoqëri me të”, tha Gashi.
🇺🇸🇦🇱 NYC mayor candidate Zohran Mamdani was caught doing the Albanian hand gesture. pic.twitter.com/c5utiNLX4i
— kos_data (@kos_data) October 18, 2025