“Foltore 2”/Opozita mbyll protestën përpara Kryeministrisë, Berisha: Do mblidhemi çdo javë deri sa…

Pas 1 ore e 30 minutash, protesta e mbajtur nga opozita është mbyllur. 

Fjalën hapëse e mbajti kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili u shpreh se kjo protestë do të zgjasë çdo javë deri sa kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku të japin dorëheqjen. 

Në foltoren e vendosur përpara Kryeministrisë folën gjithashtu deputetë të tjerë të Partisë Demokratike dhe disa protestues. 

Protesta ishte e qetë, në të cilën nuk pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT