Era e fortë në Vlorë rrëzon pemët, bllokohen disa segmente rrugore

Moti i keq ka goditur sërish Vlorën, ku erërat e fuqishme të ditës së sotme kanë rrëzuar pemë në zonën pranë rrugës kryesore, duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet.

Problematika nuk është kufizuar vetëm në këtë zonë.

Në Pyllin e Sodës, disa pisha janë shkulur nga era duke bllokuar segmentet kryesore të rrugës, ndërsa qarkullimi është vështirësuar deri në ndërhyrjen e strukturave bashkiake.

Ndërkohë, edhe në rrugën e Plazhit të Vjetër, një pemë e madhe ka rrezikuar kalimtarët dhe automjetet. Për pasojë, një krah i rrugës ka qenë i bllokuar përkohësisht, ndërsa punonjësit po punojnë në terren për heqjen e pemës dhe normalizimin e qarkullimit.

Pavarësisht erërave të forta dhe dëmtimeve në infrastrukturën e gjelbër, situata nga përmbytjet deri tani paraqitet e qetë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT