E FRIKSHME në Gjermani! Mbi 50 simbole naziste të pikturuara me GJAK pranë Frankfurtit, në pranga autori

Qyteti i Hanau-t, pranë Frankfurtit  në Gjermani është tronditur këtë të enjte pasi mbi 50 svastika të vizatuara më gjak janë shfaqur në makina, mure dhe kuti poastare të qytetit.

Policia gjermane tha se kanë arrestuar një 31-vjeçar të dyshuar për pikturimin e kësaj shenje që konsiderohet simbol i urrejtjes që evokon tmerret e Gjermanisë naziste dhe traumën e Holokaustit.

31-vjeçar ka përdorur gjakun e tij për ti vizatuar svastikat, ai është një shtetas rumun dhe u arrestua në shtëpinë e tij. Zëdhënësi i policisë, Thomas Leipold për autorin se: “Ai ishte ende nën ndikimin e akloolit, dhe dukej se motivi i tij ishte shumë personal dhe i lidhur me punën.”

Dhe më tej shtoi se autori kishte lëndime në trupin e tiij qëdukeshin të shkaktuara nga vetë ai, për tëto arsy momentalisht është duke u ekzaminuar në një spital psikiatrik.

Thomas Leipold, tha po ashtu se oficerët u njoftuan të mërkurën në mbrëmje për ngjarjen  kur një burrë raportoi se kishte vënë re formën e një svastike të aplikuar në një lëng të kuqerremtë në makinën e tij.

Policia tha se pothuajse 50 makina ishin dëmtuar në mënyrë të ngjashme. Më pas kryerja e një testi e bëri shumë të shpejtë zbulimin se për këto vizatime ishte përdorur gjak.

Shumë supermacistë të bardhe, grupe neo-naziste dhe vandal, vazhdojnë ta përdorin simbolin e svastikës, për të nxitur frikë dhe urrejtje.

Hanau ishte në titujt kryesorë të lajmeve pesë vjet më parë kur një sulmues gjerman qëlloi dhe vrau nëntë persona me prejardhje emigrantësh në një “shisha bar” në qytet, në një nga rastet më të këqija të terrorizmit të brendshëm që nga Lufta e Dytë Botërore.  Për këtë ka folur dhe kryetari i bashkisë Claus Kaminsky.

“Ajo që ndodhi këtu tejkalon çdo kufi të mirësjelljes dhe njerëzimit. Sidomos në qytetin tonë, i cili u prek thellë nga sulmi racist më 19 shkurt 2020, një akt i tillë shkakton tmerr të thellë. Svastikat nuk kanë vend në Hanau. Ne nuk do të lejojmë që simbole të tilla të mbjellin frikë ose përçarje,” u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT