Doni të shkoni në muze, kala, parqe arkeologjike? Nga sot, biletat i merrni në e-Albania

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë një lajm të rëndësishëm për të gjithë qytetarët dhe turistët që duan të eksplorojnë trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. Duke nisur nga sot, e enjte, 6 nëntor, biletat për muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike mund të blihen online përmes platformës qeveritare e-Albania.

Sitet kulturore të përfshira në shërbim:

-Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë

-Muzeu Kombëtar Etnografik, Krujë

-Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat

-Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Shkodër

-Kalaja e Shkodrës

-Kalaja e Gjirokastrës

-Parku Kombëtar Arkeologjik Apolloni, Fier

Si funksionon?

-Hyni në portalin e-Albania

-Zgjidhni shërbimin “Biletaria online për sitet kulturore”

-Caktoni destinacionin që dëshironi të vizitoni

-Përzgjidhni llojin e biletës

-Kryeni pagesën online

-Prisni biletën në e-mail, është e vlefshme për 1 muaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT