Dikur “tallej” me Biden, Donald Trump “lufton” me gjumin gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë (VIDEO)

Një video e presidentit Donald Trump është bërë virale në mediat ndërkombëtre, pasi ai është shfaqur duke dremitur gjatë një konference në zyrën ovale.

Trump dukej se po luftonte për të qëndruar zgjuar, ndërsa sekretari i tij i shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., dhe dy zëvendës të tjerë e shpjegonin me radhë njoftimin. Klipet e skenës kanë qarkulluar gjerësisht në mediat sociale dhe kanë marrë kritika të ashpra nga demokratët.

Kjo gjë ka ndodhur gjatë organizimit  duke njoftuar ulje të çmimeve për ilaçet për humbje peshe pak momente para se të ndërpritej  kur njërit nga të pranishmit u rrëzua dhe i ra të fikët.

Por Trump nuk është i pari që vihet në qender të vëmemdjes me të tilla gjëra, pasi Biden, presidenti më i vjetër në histori, është parë gjithashtu në momente duke mbyllur sytë gjatë ngjarjeve publike, dhe për këtë arsye është sulmuar nga vetë Trump duke u etiketuar si “Joe i përgjumur”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT