Detaje nga vrasja e Gilmando Danit, gazetari: Atentatorët janë komando, ushtarakë ose policë

Gazetari Romir Saraçi ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ku komentoi atentatin e pasdites së djeshme pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit ndërsa mbeti i plagosur miku i tij, Muçi Shaljani.
Gazetari Romir Saraçi foli për autorët të cilët sipas tij nga mënyra si kanë vepruar, duken si komando ose të trajnuar në mënyrë të avancuar.
“Nga lëvizjet që bëjnë, duket se janë komando ose të stërvitur në mënyrë të avancuar.
Nëse nuk janë komando, atëherë janë të trajnuar për këtë lloj aktiviteti dhe mund të kenë shërbyer më parë në strukturat shtetërore si ushtarakë ose policë, dhe tani marrin përfitime nga organizata kriminale për punën që bëjnë.”-tha Saraçi.