Demokratët dhe socialistët rikthejnë Arben Ristanin në KQZ, kalohen në Kuvend emrat e anëtarëve dhe kryetares së Komisionit

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me shumicë votash përbërjen e re të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një votim ku demokratët dhe socialistët bashkuan votat, u zgjodhën pesë anëtarët e këtij institucioni.

Në krye të Komisionit Rregullator u zgjodh Ilirjana Nano, e cila mori 116 vota pro, 2 abstenime dhe 2 kundër, duke u rikonfirmuar sërish në këtë pozicion.

Në përbërje të komisionit u miratuan gjithashtu:

Arben Ristani, me 111 vota pro, 2 abstenime dhe 7 kundër. Ristani rikthehet në këtë institucion pas disa vitesh, pasi më parë ka mbajtur postin e kryetarit të KQZ-së gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Dritan Çaka, me 116 vota pro, 2 abstenime dhe 2 kundër.

Bledar Skënderi, me 113 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër.

Helga Vukaj, me 112 vota pro, 3 abstenime dhe 6 kundër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT