Debati për barazinë gjinore/ Aktivisti i LGBT trazon ujërat: Falë Sali Berishës, Shqipëria një nga vendet e para që njohu identitetin gjinor

Aktivisti i njohur për të drejtat e komunitetit LGBT, Kristi Pinderi, ka ndarë mendimet e tij në emisionin “Review” të Greta Topjanës, lidhur me projektligjin e ri për barazinë gjinore, i cili është miratuar së fundmi nga parlamenti.

Gjatë intervistës, Kristi Pinderi theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në mbrojtjen ligjore të identitetit gjinor ndër vite.

“Është e pahijshme të diskutohen gjëra të tilla. Ndihem shumë i lumtur për kontributin tim që kam dhënë në Shqipëri dhe për komunitetin LGBT.

Së pari, legjislacioni shqiptar ka 2 momente kryesore, kur Shqipëria futet ne arenën e diskursit ndërkombëtar publik në lidhje me të drejtat e njeriut për identitetin gjinor.”-tha ai.

Pinderi theksoi se, në një moment të caktuar falë këmbënguljes së kreut të PD-së Sali Berisha, Shqipëria u bë një nga vendet e para në Evropë që njohu identitetin gjinor në ligjin kundër diskriminimit, si dhe vendi i parë që ratifikoi Konventën e Stambollit në vitin 2011.

“Momenti i parë është ai i vitit 2010, kur partia e PD-së ishte e vetmja që ka prezantuar në Shqipëri konceptin e identitit gjinor tek ligji kundër diskriminimit që është miratuar në shkurt 2010.

Ishte këmbëngulja e Sali Berishës që Shqipëria u bë një ndër vendet që numëroheshin me gishtat e njërës dorë në të gjithë Europën që kishin një ligj aq përparimtar .

Në vitin 2011 ka qenë Sali Berisha përsëri dhe PD e cila ka pasur vullnetin politik që e bëri Shqipërinë vendin e parë që ka ratifikuar Konventën e Stambollit. Kjo konventë u bë pjesë e korpusit legjislativ të Shqipërisë.

Këto janë dy momente historike. Të dyja këto momente njohin identetin gjinor si bazë për mbrojtjen nga diskrimimnimi.”-tha Pinderi.

Kujtojmë se kryedemokrati Sali Berisha foli për orientimin seksual të kreut të delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, ndërsa u kryqëzua nga shumica parlamentare për deklaratat teksa në seancë plenare pritej miratimi i projektligjit për barazinë gjinore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT