Çfarë po ndodh në burgun e Durrësit? Vendimi i Kushtetueses “shtang” Veliajn, edhe bashkëpunëtorët “kyçin” gojën

Gjykata Kushtetuese me vendimin e sotëm i dha të drejtë Erion Veliajt për të rimarrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës, duke rrëzuar kështu vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij dhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në kryeqytet.
Por ajo çka bie në sy është një mungesë reagimi nga Erion Veliaj edhe pas tre orësh që Kushtetuesja dha vendim në favor të tij.
Mesa duket, Erion Veliaj është shtangur nga ky vendim i cili e bëri sërish “zot” të Tiranës. Nuk dihet çfarë po ndodh në Burgun e Durrësit ku ndodhet Erion Veliaj ndërsa reagim nuk ka as nga bashkëpunëtorët e tij, të cilët dukshëm kanë “kyçur” gojën.
Kjo bie në sy teksa mediat vlojnë me lajmet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favor të Erion Veliajt. Kujtojmë se ky i fundit në momentin më të parë reagonte në rrjete sociale për çdo zhvillim të fundit ndaj tij.