“BOLL! Pronari Turk po i poshtëron”, Erion Braçe në mbështetje të minatorëve të Spaçit: Komisioni i Ekonomisë të bëjë seancë dëgjimore

Sot shënohet dita e 27 që minatorët e minierës së bakrit në Spaç po protestojnë, pa asnjë përgjigje. Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i PS Erion Braçe.
I cili akuzon pronarin e “Tete Albania”, se shfrytëzon e bën para nga një pasuri shqiptare. Më tej deputeti shton se është duke i poshtëruar minatorët, duke thënë: “Do i kërkoj sot Komisionit të Ekonomisë, Punës e Financave seancë urgjente dëgjimore me punëtorët minatorët e Spaçit”
Kujtojmë se edhe pse ka kaluar pothuajse një muaj nga nisja e grevës, kompania private ende nuk ka marrë në konsideratë kërkesat e punërorëve dhe nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për ta.
Por përkundrazi ka shkarkuar 40 punonjës, të tjerë nga puna nën argumentin se kanë munguar në detyrë për shkak të protestës.
Postimi i Erion Braçes
“BOOOOLL!
TANI U BE BOOOL!
PRONARI TURK I NJE KOMPANIE QE SHFRYTEZON E BEN PARA NGA NJE PASURI SHQIPTARE, VIJON TE PUSHOJ PUNETORE NGA PUNA!
Pasi i ka shfrytezuar pafund e pa ze, tani po i poshteron!
Ne nje vend qe eshte ne hall e per punetore, ky qe po ben ky pronari eshte krim i madh!!
NDAJ ESHTE BOOOOOLL!
DO I KERKOJ SOT KOMISIONIT TE EKONOMISE, PUNES E FINANCAVE SEANCE URGJENTE DEGJIMORE ME PUNETORET, MINATORET E SPAÇIT!”