Berat Buzhala e akuzoi si militant të Albin Kurtit, opinionisti i përgjigjet gazetarit: Ti je multimilioner me hotele, vila e restorante, unë jam pa shtëpi

Albert Shabani, një militant i Vetëvendosjes, i është përgjigjur publikisht gazetarit Berat Buzhala pas akuzave të këtij të fundit, se Shabani menaxhonte profile të rreme apo grupe në rrjetet sociale, në favor të Albin Kurtit dhe kundër të tjerëve.

Ai e fton Buzhalën të shkojë në organet e drejtësisë dhe të ballafaqohet me informacionet për të, teksa thekson se nuk fsihet pas faqeve të rreme por del me emër dhe mbiemër përballë atyre që i quan “keqbërës të atdheut” dhe i drejtohet gazetarit.

“Berat, dallimi mes meje e teje është ky: Ti, je bërë multimilioner duke u shit nëpër parti e lider politik! Biznese në veri të Kosovës, prona në Qagllavicë, shtepi, restaurante e hoteleri, vetura luksoze, dhe biznese në Shqipëri! Ti e di si i ke arrit!

Kurse unë: Jetoj me qera, në nje banesë ku nuk i plotëson kushtet e nevojshmë për fëmijet e mi! Unë punoj në ndërtimtari, dhe mezi arrij me i siguru qumsht e ushqime Albinit 1 vit e 10 muajsh, e Diares 7 muajsh! Nuk kam banesë, as shtepi, as veturë”, shkruan ai.

Albert Shabani njihet në Kosovë si mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje dhe shfaqet në fotografi me drejtues të lartë të kësaj force politike. Mediat atje e kanë etiketuar si një “militant të verbër” të LVV që sulmon kundërshtarët e Albin Kurtit.

Prej kohësh, në Kosovë është duke u trajtuar një problematikë e gjerë në lidhje me llogari të panumërta në rrjetet sociale, përmes të cilave sulmohen politikanë të lartë të vendit, çlirimtarët e burgosur, dhe lartësohet Serbia.

“Nuk jam pasuru Berat, unë ma para vdes bashk me dy fëmijet e mi, se sa, ta pranoj formën e pasurimit siq je pasuru ti! Berat, unë jam rrit nga një baba, që tërë jetën e ti, i ka kushtuar ATDHEUT E KOMBIT! Pajtimi i gjaqëve, kontributi në UÇK, kontributi në Arsim! Berat, në vitin 2015, kemi falë gjakun e vëllaut 17 vjeqar, për nderin e këti populli, duke përqaur sinjalet tona, se nuk duhet t’kemi përqarje e hasmeri mes vete! Berat, unë jam një fukara i ndershëm! Ti, një pasanik i pa-pastert”, përmbyll ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT