Beqaj mesazh ngushëllimi djalit të ish-kryeministrit: Koli e kuptoj gjendjen tënde sot.. I përjetshëm nderimi për JU, Fatos Nano

Avokati i zotit Beqaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për djalin e Fatos Nanos, Sokol Nanon për ndarjen nga jeta të bababit të tij.

Mesazhi i plotë  

I dashur Koli, 

I kam përjetuar edhe unë, para disa vitesh, momentet e vështira që po kalon sot. 

E marr me mend si ndihesh dhe e di se, për dhimbje të tilla, fjalët nuk mjaftojnë kurrë. 

Më kujtohet se kur kam qenë në të njëjtën situatë, një burrë i mençur, profesor, më tha: 

“Në raste të tilla thuhet: të rroni e ta kujtoni, por unë po të them: të rroni e ta nderoni.” 

I përjetshëm nderimi për JU, Fatos Nano! Zoti ju dhëntë kurajo. 

Të përqafoj, Iliri 

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT