Begaj dekreton Ermal Dredhën ambasador të Shqipërisë në Zvicër dhe Lihtenshtein

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot emërimin e ish-kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredhës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bernë, si dhe Ambasador jo rezident në Principatën e Lihtenshteinit. 

“Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.”, thuhet në njoftimin e Presidencës. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT