Analisti zbulon prapaskenat e vendimit të Kushtetueses: Rama shkarkoi Veliajn dhe vetë e riktheu! Ja çfarë rreziku ndjeu kryeministri

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të lënë në detyrë Erion Veliajn si kryebashkiak i Tiranës, ka trazuar politikën. Ky vendim ka rrëzuar dhe kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Analisti Arian Curri, në studion e Top Story, shtroi një tjetër rrjedhë për ngjarjen duke thënë se si dirigjent të fshehur të gjithë kësaj situate, sheh Ramën. Curri thotë se Rama si politikan, ndryshon sapo shikon kërcënimin më të vogël për pushtetin e tij dhe se zgjedhjet në Tiranë, me gjithë zhvillimet e fundit, nuk ishin ajo çka i duhet në këtë moment për tu marrë.
“Çdo shkarkim i kryetarëve të bashkisë, duhet të kalojnë sesbën nga ne tha sot Kushtetuesja. Unë shoh Ramë si regjisor. Sipas meje Ramës nuk i duhen shumë zgjedhjet në Tiranë. Është një lider që ndryshon strategji, kur ai nuhat që nuk ka një komoditet ne drejtimin e vendit ai është i lodhur nga kokëçarjet e vogla. Në këtë moment me një zyrtar të lartë të pandehur të SPAK dhe me një Veliaj në burg, të kishte dhe zgjedhjet në Tiranë, do ishte kokëçarje e madhe.
Ka vendosur të rindryshojë ekuilibrat në parti. Është bërë barazmbështetës për të gjithë ata që ka për të na thënë që nuk janë shqetësimi i tij kryesor. I lë të gjithë të besojnë që është me ata, i le aty duke mos u marrë me ta. I lë që lirshëm të bëjnë betejat e tyre, por ai vetë është i baraslarguar”, tha Curri.