Analisti Mentor Kikia: Çfarë e pret Sali Berishën nëse nuk paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

Analisti Mentor Kikia ka deklaruar se nëse Sali Berisha nuk i përgjigjet nesër fletëthirrjes për tu paraqitur në SPAK, e pret sërish ballkoni, duke iu referuar kohës kur kreu i selisë blu ishte në arrest shtëpie për dosjen “Partizani”.
Mentor Kikia u shpreh se ngjarja e 21 Janarit është shumë e rëndë dhe duhet të zbardhet ndërsa theksoi se është një minus për Sali Berishën.
“Ai thotë nuk do të shkojë sepse nuk e ka fletëthirrjen. Dhe nëse e ka dhe nuk shkon mund ta marrin me forcë nëse nuk i përgjigjesh.
Çështja e 21 janarit është kthyer pas vendimit të Strasburgut. Dhe dosja u kthye me sugjerimin që ngjarja të hetohet si krim shtetëror sepse me procesin ishin vënë para akuzës njerëzit që kishin qenë me armë dhe jo zinxhir komandues.
Është një ngjarje e rëndë dhe u finalizua me viktima, dikush dha urdhër pra duhet që të mos trajtohet si vrasje nga pakujdesia.
Do të duhet që të pyeten organizatorët që kanë qenë në opozitë, por është një histori që do të duhet që të zbardhet që të bëhet drejtësi.
Se sa do ti shkohet deri në fund kjo pritet për t’u parë. Padyshim është një ngjarje, është një minus më shumë për Berishën.”-tha ai.