Akuzojnë mazhorancën se iu mbyll gojën, Ina Zhupa zbulon skenarin e opozitës! Çfarë pritet të bëjnë demokratët!?

Deputetja e opozitës, Ina Zhupa, në një intervistë për A2CNN ka folur për protestat që pritet të mbahen nga demokratët. Ina Zhupa theksoi se protestat do të zhvillohen në formën më tradicionale, përmes dhënies së hapësirës për të folur.
Ina Zhupa tha se kjo formë protestash do të bëhet që qytetarët të flasin drejtëpërdrejt dhe të shprehin problematikat e tyre. Sipas saj kjo është një platformë parlamentarizmi e vërtetë.
“Në formën më tradicionale, të dhënies së mikrofonit dhe hapësirës për të folur. Përshembull, sot para Kryeministrisë kishte një protestë që pak pati rezonancë mediatike, nga banorët e Durrësit. Shumë pak iu dha hapësirë kësaj proteste.
Ajo që ne do të bëjmë do të jetë një platformë, që shoqëruar nga deputetët do të ketë një vizibilitet më të madh edhe mediatik, edhe në rrjetet sociale, ku përveç qëndrimeve tona si përfaqësues të komuniteteve që jemi votuar, vijnë drejtërdrejt edhe qytetarët, për të shprehur problematikën e tyre për t’u dëgjuar, për të qenë një platformë parlamentarizmi e vërtetë, për aq kohë sa të gjitha hapësirat e opozitës janë pushtuar.”-tha Zhupa ndër të tjera.