Aktivisti Aulon Kalaja “përplaset” me transgjinorin në studio: Nuk di si të të drejtohem! Je zonjë apo zotëri?

Aktivisti Aulon Kalaja është “përplasur” mbrëmjen e kësaj të shtune në studion e emisionit “Review” me Luana Myrton, e cila përfaqëson personat transgjinorë në vend.
Aktivisti Aulon Kalaja në një moment, nuk dinte si të drejtohej ndaj Myrtos, me zonjë apo zotëri ndërsa Myrto tha se po e ngatërron orientimin seksual me gjininë.
“Personi që mund të kem përballë do i them zoti filani, dhe do më thotë kë ofendon ti? Zotëri apo zonjë nuk e di çfarë është.”-tha Kalaja.
Ndërsa Luana Myrto tha: “Ke bërë një hyrje 10 minuta dhe thellon gënjeshtrën. Nuk është provokim, por jep argumentin. Që në hyrje të bisedës të thashë mos na fut në LGBT. Pse e ngatërron gjininë me orientimin seksual.”