A ka pasur sulme kibernetike ndaj SPAK? Vladimir Mara tregon se ç’ka ndodhur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Vladimir Mara i është përgjigjur Belind Këlliçit, nëse sistemi i Prokurorisë së Posaçme ka pasur sulme kibernetike. Prokurori i njohur ishte i pranishëm në komisionin për “Nismat Qytetare dhe Mbikëqyrjen e Institucioneve”, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike kërkoi të dinte nga përfaqësuesi i SPAK nëse ishte cënuar siguria e këtij institucioni të drejtësisë në vend ose jo.

“Në dijeninë time nuk kemi pasur problematikë të tillë”, është shprehur shkurtimisht Vladimir Mara duke mos dashur të krijonte aludime.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kryefjalë e çdo medie në vend në vitet e fundit për shkak të punës së bërë, duke goditur zyrtarë të nivelit të lartë për korrupsion ose shpërdorim detyre.

Puna vijon intensivisht, ndërsa zyrat e këtij institucioni “vlojnë” deri në emërimin e shefit të ri pasi Altin Dumani do të lërë këtë rol në 18 dhjetor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT