Vrasja e gjyqtarit Kalaja, pezullohen të gjitha gjyqet në Apel. Arrestohet edhe xhaxhai i autorit

Sot do të pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit, konfirmojnë burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha.

Do të hidhet shorti vetëm për 12 masa sigurie, pasi mbaron afati. Të 12 masat i kishte gjyqtari që u vra sot brenda sallës së gjyqit.

Burimet thonë se gjyqtari ishte në treshe së bashku me Gilda Hoxhën dhe Enkelejda Bajo.

Këtë e konfirmon në dëshminë e saj edhe sekretarja që ishte e pranishme.

Ndërkohë Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.

Autori, Elvis Shkambi, qëlloi pas shpalljes së vendimit për një konflikt pronësie, duke plagosur edhe dy persona të tjerë. Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të forta mbi sigurinë në gjykata, pasi arma u fut pa u kontrolluar për shkak të mosfunksionimit të skanerit metalik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT