VIDEO/ Tjetër grabitje spektakolare në Francë! Me shkallë, kallash e uniforma policie, sulmohet galeria e përpunimit të arit

Një tjetër grabitje spektakolare është regjistruar në Francë, kësaj radhe shënjestër ka qenë një punishte ari. Një video virale po qarkullon online teksa shihen grabitësit e armatosur, të veshur me uniforma policie dhe duke nxjerrë nga një furgon i bardhë disa shkallë për tu ngjitur mbi gardhin e punishtes.

Punishtja Pourquery në Lyon të Francës është e specializuar për përpunimin e metaleve të çmuara. Sipas asaj që rrëfejnë dëshmitarët okularë, ata ishin të armatosur rëndë dhe me vete kishin dhe eksplozivë. Fillimisht ata thyen xhamat e laboratorit ku përpunoheshin metalet e më pas grabitën çfarë gjetën, i ngarkuan në furgon dhe u larguan me shpejtësi.

Grabitja ndodhi pothuajse dy javë pas asaj në Muzeun e Luvrit në Paris.

Por aventura e tyre nuk zgjati shumë pasi policia arriti të arrestonte 5 të dyshuarit si dhe të rikthente të gjithë mallin e grabitur. Sakaq, të plagosur lehtë mbetën 5 punonjës të galerisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT