VIDEO/ “Nuk e lë Rama, padroni i tij”, Altin Dumani s’e mban të qeshurën, reagimi i pazakontë i shefit të SPAK kur i përmendin kryeministrin

Mimikat e kreut të SPAK, Altin Dumanit në Kuvend gjatë kohës që ai qëndronte i ulur lozhat e Parlamentit dhe në foltore opozita bërtiste me të madhe lidhjet e tij me krimin dhe kryeministrin Rama, kanë marrë vëmendjen më të madhe të seancës së sotme maratonë.
Ka qenë një moment teksa Noka po thonte se Rama nuk e lejon Dumanin që të shprehet për fisin e Xhabaftëve. Kjo vjen pasi Dumani pyetjes së Nokës lidhur me to, iu përgjigj shkurtimisht se nuk i njeh.
Dumani ka tundur kokën me të qeshur dhe me ironi nën zë thotë ‘Po, po’.
“Kam nxjerrë video duke shpërndarë leje legalizimi dhe hipoteka, por nuk ka krim se është partia mbi të gjitha. Për Dumanin, kur kërcënohet deputetja me rrëmbim vajze, nuk është vepër e SPAK, nëse deputetja do të kërcënonte banditin është vepër e SPAK.
Kjo është e gjitha. Tani si mundet të vijë kryetari i SPAK e të thotë që nuk i njoh për grup kriminal. Po pse, sepse nuk e lejon Rama, padroni, t’i njohë për organizatë kriminale, po dëshmon se pa urdhrin e tij ai nuk heton. As nuk e ka menduar, as nuk ia lejon vetja ta mendojë”, tha Noka.