VIDEO/ Avioni i rrëzuar me 38 të vdekur në Azerbajxhan, Putin pranon sulmin: E bëmë ne!

Në një zhvillim të paprecedentë, Vladimir Putin ka pranuar publikisht se mbrojtja ajrore ruse është përgjegjëse për rrëzimin e një aeroplani të Azerbaijan Airlines, që ndodhi më 25 dhjetor 2024 duke vrarë 38 persona.
Sipas publikimit të DailyMail, Putin tha se raketa ishte qëlluar për të goditur një dron ukrainas, por shpërtheu pranë avionit dhe nuk e goditi direkt.
Ai cilësoi rastin si një defekt teknik dhe premtoi që të ndërmerren masa ligjore dhe të ofrohet kompensim për familjet e viktimave.
Situata ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Rusisë dhe Azerbajxhanit, ndërsa ky pranim është hera e parë që Moska pranon ndonjë përfshirje direkte në këtë tragjedi.
As Zelenskyy expressed his condolences, Putin “apologized” for the “tragic incident” with the AZAL plane without saying that Russia was responsible.
So the Russians shot down the passenger plane, then refused to let it land in Russia, directing it over the Caspian Sea instead pic.twitter.com/ZpwFRiZvl7
— | (@tweet4Anna_NAFO) December 28, 2024