Vakancat në KAS, debate te “Ligjet”, PD akuza Begajt: S’ka as mundësi ta kryejë detyrën

Dekreti i Presidentit të Republikës për të shpallur zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki vazhdon të shkaktojë reagime nga anëtarët e opozitës.

Në Komisionin parlamentar të Ligjeve, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e cilësoi shkelje të Kushtetutës vendimin e presidentit.

Në lidhje me rendin e ditës lidhet drejtpërdrejtë. Presidenti i Republikës tashmë e ka vënë veten, jo te thjesht shkelja, por mesa duket është në pamundësi për të ushtruar detyrën e tij”, deklaroi Bylykbashi.

Debatet u kryen ndërsa Komisioni i Ligjeve duhet të marrë një vendim për të zëvendësuar anëtarët që u mbaron mandate në Komisionin Rregullator të KAS.

“Qëndrojnë këta në detyrë përtej 5 tetorit apo nuk qëndrojnë. Se nëse ligji ua garanton qëndrimin në detyrë deri kur të zgjidhen të rinjtë nuk ka nevojë të shprehet komisioni”, u shpreh kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Komisioni i Ligjeve do të ngrejë një nënkomision i cili do të filtrojë kandidaturat e propozuara nga të dyja palët dhe brenda 10 ditësh kandidatët e propozuar do paraqesin biografitë e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT